Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr mish pule
1 kokërr qepë
1 karrotë
1 degë selino
1 filxhan kafeje oriz
3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1 lk piper i kuq
Kripë, piper i zi
1 litër lëng pule

Lajmë thajmë mishin e pulës dhe e vendosim në tenxhere me 1 litër ujë dhe e lemë të ziejë për 30 minuta. Ndërkohë në një tenxhere tjetër kaurdisim qepën të grirë shumë imët, sapo qepa të zbutet shtojmë në të karrotën të prerë në kubikë të vegjël, selinonë po ashtu të prerë në copëza të vogla dhe orizin dhe i kaurdisim të gjithë përbërësit së bashku për 2 minuta. Më pas shtojmë lëngun e pulës dhe mishin e copëtuar me dorë (nëse është fileto e presim në kubikë të vegjël) dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta. Më pas e fikim sobën dhe e lemë tenxheren në nxehtësinë e saj për 10 minuta të ajkoset. Ndërkohë shkrijmë 1 lugë gjalpe duke e trazuar me 1 lugë kafeje piper të kuq dhe spërkasim supën në çdo pjatë gjatë servirjes.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb