TIRANE– Vendi ynë do vijojë të dominohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje. Sipas meteorologëve të Meteoalb, gjatë ditë së nesërme moti do vijojë të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, ndërsa në mesnatë vranësirat do mbulojnë të gjithë territorin.

Parashikimi për nesër, e premte:
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të shkurtra në zonat Qendrore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta por në mesnatë vranësirat mbulojnë të gjithë vendin duke ri-sjellë reshje fillimisht në Jug.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb