Seriali turk “Ertugrul” ka ngulur para ekranit me mijëra shqiptarë që e shohin çdo të martë e të mërkurë në mbrëmje. Në serinë e kaluar Ertugrul u helmua nga motra e Simonit, Maria nëpërmjet një letre të cilën e çoi në kamp Turguti. Mjeku i tij, Artuku njoftoi vdekjen e Ertugrul, por nuk përfundon me kaq.

Ndërsa Xhandar beu po thur plane se si ta martojë të bijën Aslian me Ertugrulin dhe të forcojë pushtetin, i birit i pangopur Ural beu dhe në anën tjetër pronari i hanit, Simon dhe bashkëpunëtorët e tij kryqtarë menjëherë, pasi zbulojnë se Trugut është shtirur dhe po spiunon brenda hanit në favor të Ertugrulit, përgatisin një kurth vdekjeprurës.

Ata përgatisin një letër mesazh gjoja për Alfonson në Kostandinopojë, ku shpjegohet se kush është tradhtari në sarajet e Sulltan Aladinit. Por në të vërtetë synimi është që t’i dëgjojë Turguti dhe këtë letër t’ia rrëmbejë korrierin. Letra është e helmatisur me një prej helmeve me aromë më vdekjeprurëse dhe që do të garantonte vdekjen e sigurt të personin, i cili do ta hapë.

Dhe gjithçka shkon sipas planit të Simonit: Turgut vret korrierin dhe merr letrën dhe vrapon drejt Ertugrulit me shpresë se mesazhi brenda saj do të ndihmojë beun e tij, Ertugrulin, por ai nuk e di se po i çon atij vdekjen me duart e tij.

Në kampin e Kajive kanë mbërritur familja e Xhandar Beut me synimin për të vënë në jetë planin e tyre për të martuar Aslianin. Por me të mbërritur në kamp, Turgut njofton se ka një mesazh për Ertugrulin dhe e pret në një çadër tjetër. Ertugrul nuk vonon dhe me të mbërritur, merr letër mesazhin, e hap dhe efekti i helmit është ngadaltë por i fortë.

Ai kthehet në çadrën e beut, ku kishte miqtë nga fisi i Xhandarëve, por efektet e helmit fillojnë të ndihen me tërbim, gjë që e bën të acarohet me Ural beun dhe të tjerët, deri në momenti që rrëzohet në tokë për të mos u ngritur më.

Mjeku Artuk beu konstaton helmimin dhe konfirmon vdekjen. Por ndërsa të gjithë bëhen gati për ta varrosur me dhimbje të madhe beun e tyre, ndodh ajo që nuk pritej…Ertugrul zgjohet por kjo gjë mbahet e fshehtë fillimisht.
Më pas ai bashkë me trimat e tij shkojnë tek Simoni dhe ai mbetet i befasuar që Ertugrul nuk kishte vdekur.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: