Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO Të rinjtë çekë në Alpet shqiptare, ndërtojnë urë, organizojnë festival dhe riparojnë një kishë

Një grup të rinjsh nga Republika Çeke, i quajtur Sfida Shqiptare – Albanian Challenge shkoi gjatë verës së këtij viti në Currajn e Epërm, një nga zonat ndoshta më të izoluara, por njëkohësisht të banuara në Evropë. Ata udhëtuan me autobus, më pas për në veriun e Shqipërisë udhëtuan me traget, ndërkohë që mjetet dhe veglat i prunë në fshat me mushka.

Në këtë vend, ku nuk mund të hyjë asnjë automjet për shkak të terrenit të ashpër, u shënuan më shumë sesa 100 km shtigje turistike. Pa elektricitet ose vegla mekanike të rinjtë çekë ndërtuan një urë të gjatë 15,5 m për të kaluar lumin Narenth. Kjo urë lidhi Thethin me Grunasin. Vullnetarët nga Albanian Challenge organizuan edhe një festival, si dhe riparuan pjesën e brendshme të kishës së fshatit. Të gjithë projektet u përfunduan në 3 javë, pa WiFi, rrymë elektrike, sinjal telefonik, makinë, si dhe pa përdorur financa nga qeveritë ose burimet publike.

Brno – Grupi i parë u nis për në Curraj të Epërm nga Brno më 8 gusht, dhe u largua nga fshati në fjalë më 2 shtator. Rruga qe e gjatë – 1250 km nëpër Ballkan, 45 km me traget nëpër Digën e Komanit dhe 20 kilometra në këmbë nëpër malet që cilat rrethojnë fshatin. Fshati, i cili funksiononte si një qendër e zonës që në vitet ‘90, kishte më shumë sesa 1000 banorë dhe 130 shtëpi. Aktualisht fshati po zbrazet, sepse nuk ekziston asnjë rrugë për makina, nuk ka energji elektrike, sinjal telefonik, dhe furnizim me ujë (përveç lumit të fshatit). Qëllimi i Sfidës Shqiptare ishte të ndryshonte këtë prirje dhe ta rigjallëronte jetën në Curraj të Epërm.

“Natyra e maleve në krahinën e Currajt të Epërm është mjaft tërheqëse për një person nga Evropa qendrore. Njerëzit këtu jetojnë pothuajse si në vitin 1850. Ata ngrihen me diellin në mëngjes, dhe në mbrëmje flenë me muzgun. Këtu nuk ka burokracira dhe mund të jetosh me prodhimet e natyrës. Për një turist aventurier, Curraj i Epërm mund të jetë një destinacion shumë interesant – por një problem mund të përfaqësojë fakti se pothuajse askush nuk e di se Curraj eksiston. Kjo ishte arsyeja e fortë përse ne krijuam iniciativën tonë. Le të shohim Thethin dhe Valbonën sot.  20 vite më pare ato ishin në të njëjtën gjendje e ndërsa tashmë janë kthyer në vende shumë tërheqëse për turistët”, shpjegon drejtuesi i iniciativës Jan Balák.

5 ekipe vullnetarësh shënuan në 3 javë më shumë se 100 km të shtigje turistike, për të lehtësuar lëvizjen e turistëve në terrenin e ashpër. Njëkohësisht, projekti po përgatit hartën e parë e kësaj zonë, në të cilën do të shënohen edhe detaje të ndryshme (psh. vende gjatë rrugës ku ka mundësi për të telefonuar). Shtigjet e mbaruara nga projekti lidhin 3 vendet më atraktive e zonës – Thethin, Valbonën dhe Digën e Komanit me Curraj të Epërm, por edhe me disa vende të tjera interesante, psh. me një rrjet të shpellave (Shpella e Zezë) ose me luginën e lumit Shalës.

Ndërmjet Thethit dhe Grunasit, vullnetarët ndërtuan një urë me gjatësi 15,5 metra dhe me peshë 1000 kilogram, të cilën e fabrikuan dhe provuan në Çeki, pastaj e transportuan në Shqipëri. Gjatë ndërtimit u përdor asnjë vegël elektrike dhe ura u ngrit në lartësinë 5,5 m mbi lumin Narenth. Ndërtimi i saj u përfundua në vetëm 30 orë dhe u financua nëpërmjet ngritjes së fondeve në internet.

Në Curraj, anëtarët e Sfidës Shqiptare riparuan pjesën e brendshme të kishës. Kisha e Currajt, sëbashku me një kishë tjetër, janë të vetmet në të gjithë Shqipërinë që nuk u prishën nga regjimi në kohën e komunizmit. Njëkohësisht, sëbashku me banorët e fshatit u organizua festivali i parë ndërkombëtar në historinë e fshatit. Në këtë festival, morën pjesë rreth 100 persona.

Të gjitha veglat edhe bagazhet u transportuan në fshat me këmbë ose me ndihmën e mushkave (gjithsej 27). “Në të ardhmen ne planifikojmë të vazhdojmë me projekte të tjera dhe të rikthejmë jetën në fshat. I gjithë projekti është i financuar vetëm nga mjetet private, ne nuk përdorim fondet publike. Duam të falënderojmë sponsorët si dhe të gjithë turistët dhe vullnetarët të cilët bënë e mundur realizimin e projektit. Të shtunën, më 24 tetor 2015 në Brno do të zhvillohet një festë ku do të shfaqet premiera e filmit tonë për projektin, ku ju ftojmë të merrni pjesë me gjithë zemër”, thotë Jan Balák.

Ndërsa Ambasadorja e Çekisë, Znj. Bronislava Tomasova tha se ky projekt po ndiqet me vëmendje nga afër dhe se po inkurajohen të rinjtë për të vijuar këto aktivitete.

“Për projektin ne dëgjuam pak a shumë në dimër.  Këtu po e ndjekim nga afër se si po zhvillohet dhe po i inkurajojmë të rinjtë. Ky është projekti i parë nga një grup të huajsh vullnetarë që kanë ardhur në Shqipëri, që do të zbatojnë një projekt i cili do të rigjallërojë jetën në fshat”, tha Tomasova.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 26 )

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.