NGA AURORA GOLEMI*
Janë të rinj plot ide dhe dëshire për të revolucionarizuar tregun vendas dhe botëror me shpikjet e tyre teknologjike.
Janë të etur për sukses edhe pse në hapat e parë, sipërmarrësit e rinj tregojnë historitë  personale sesi ia kanë dalë mbanë, nga një investim modest por me ide te qarta në kokë sot këta të rinj fitojnë miliona.

“Shpi.al është i vetmi portal dedikuar shtëpive. Ne kemi filluar me 400 dollarë sot gjenerojmë 10-fishin e kësaj vlere në muaj. E bukura e teknologjisë mund të bësh gjëra të mëdha me pak lekë”, thotë Tomi Kallanxhi, themelues dhe drejtor ekzekutiv i i sitit Shpi.al.

“Novacioni ynë është dixhitalizmi i gjithë kartelave të dentistëve. Për herë të parë në aplikacionin tonë pacientët mund të kenë historikun e tyre dentar. Ideja lindi kur dentistit tim i’u prish kompjuteri. Duam të revolucionarizojmë fushën e dentarisë”, tregon Alen Saqe, themelues i kompanise Dentem.

Ndërsa, Megi Kaçaj, Sipërmarrëse e Agjencisë Medical Tourisem thotë: “Duke pasur durim dhe duke rrezikuar do vijnë gjëra shumë të mira”.

Pak kush e di në vendin tonë se “StartUp Grind” është një iniciativë rreth suksesit, edukimit dhe inspirimit. Është historia personale dhe mësimet e marra nga fillimet modeste të një biznesi tek shkëlqimi i tij duke përfshirë edhe dështimet por më e rëndesishmja është historia për të shtruar rrugën drejt ndërtimit të sipërmarrjeve të reja e veçanërisht për te nxitur idetë për ti fuqizuar ato.

E krijuar nga gjigandi Google në Silicon Valley,  Kaliforni 5 vite më parë  “Startup Grind” është vendi ku CEO -t e kompanive të sukseshshme mblidhen sëbashku me të rinjtë dhe investitorët me qëllim nxitjen e inovacionit dhe shpirtit të sipërmarrjes. Ashtu sikurse në 170 qytete të botës, prej një viti Shqipëria ka tashmë komunitetin shqiptar.

Në një mbrëmje festive ky komunitet i StartUp Grind Albania u mblodh në ambientet e Tirana Biznes Park ku ndau idetë dhe diskutimet me të apasionuarit pas teknologjisë dhe  sipërmarrjes

Startup Grind është një mundësi e artë për të gjithë sipërmarrësit e rinj ku mund të takohen dhe njohin profesionistë të fushave të ndryshme shqiptare dhe të huaj ku mund të ndajnë eksperiencat e tyre.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb