Michel Temer, është zgjedhur president i përkohshëm i Brazilit, pasi vendimit të Senatit për largimin e presidentes së deritashme, Dilma Rousseff.

Ai ka thënë se beson në vlerat e popullit brazilian dhe aftësinë e tyre për të rindërtuar ekonominë.

Ish-presidentja e Brazilit, e cila ishte akuzuar për keqpërdorime, kishte reaguar lidhur me largimin e saj, duke e quajtur atë grusht shtet dhe duke thënë se e tërë akuza është një farsë, të cilën do ta luftojë me mjete ligjore.

Pas sesionit të mbajtur të mërkurën, senatorët me 55 vota pro, e pezulluan atë nga pozita e presidentes dhe e vendosën në gjyq për shkelje buxhetore.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: