Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Thellohet skandali me radarët në det, Demiraj letër Kodhelit: Sinjali u fik qëllimisht gjatë operacionit anti-drogë

Demiraj-Kodheli-1024x594

Nga Klodiana LALA
TIRANE– Thellohet edhe më tej skandali me radarët e vëzhgimit në det. Një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako denoncoi mosfunksionimin e radarëve, gjë që sipas tij pengonte punën e policisë; por menjëherë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila e përgënjeshtroi këtë fakt.

Por sot, “BalkanWeb” ka siguruar një letër që ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ai thotë se sistemi i radarëve ka shfaqur probleme, gjë që sipas tij ka vështirësuar punën e policisë, duke bërë që operacionet kundër trafikimit të lëndëve narkotike të mos realizohen.
LETRA
“Sistemi i radarëve ka shfaqur probleme. Kjo situatë vështirëson punën e policisë. Radarët nuk iu përgjigjen nevojave operacionale, pasi nuk vëzhgojnë të gjithë hapësirën. Krijohen kënde që shfrytëzohen nga trafikantë. Radarët nuk detektojnë mjetet dhe njerëzit. Parametrat e sistemit janë larg atyre që kërkohen. Nuk ka kamera të integrueshme që afrojnë objektet. Duhen marrë masa që të përmirësohen parametrat e sistemit”, shkruan ndër të tjera ministri Demiraj në letrën e siguruar nga “BalkanWeb”.

Sakaq, Demiraj në letër parashtron një rast vërtet shqetësues, ku sipas tij sinjali i radarëve është fikur në mes të një operacioni antidrogë të policisë.

Teksa shkruan për një operacion të dështuar, ministri thotë: “Më 7 gusht 2017 morëm informacion për një gomone. Por sinjali i radarit u fik në mes të operacionit . Inxhinieri i kompanisë fiku sinjalin e radarëve. Ka dyshime, se sinjali u fik qëllimisht. Përvec problematikës së vazhdueshme të sistemit edhe menaxhuesit dhe punonjësit e kompanisë, kanë shkaktuar shqetësimë deri në heqjen e sinjalit gjatë operacioneve në hapësirën detare. Rasti më flagrant ishte ai I datës 7 gusht 2017, kur nga kjo qendër nuk u dha informacion për një mjet lundrues që po leëvizte me shpejtësi përballë derdhjes së lumit Shkumbim. Në lidhje me këtë operacion nga ana jonë u organizua një operacion i përbashkët mes forcave policore shqiptare, si dhe u njoftua pala e malazeze. Në kulmin e këtij operacioni, u ndërpre sinjali I sistemit në qendër dhe sipas informacioneve të marra, ndërprerja u bë nga inxhinieri I firmës mirëmbajtëse, me pretendimin se në se në hapësirën detare ishin shfaqur disa objektiva fallco”, – shkruan Demiraj në letrën drejtuar Kodhelit.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 9 )

  • Uli

    Dritani ashtu si dhe Mrika nuk eshte aq i ndershem por te pakten Dritani eshte burre dhe e ka rrahur/kalitur ushtria per ate pak kohe qe ka qene, pasi ka patur nje shkeputje te madhe, kur ku roje me mbretin. Por ne kete rast i duhet thene e vertete qe Mrika nuk la gje pa bere per shkaterrimin e sistemit te vezhgimit dhe te te gjithe ushtrise, profesionalizimit dhe buuxhetit te saj

  • Pse i drejtohesh Mrikes?! Drejtoju ministrit real, sekretarit te pergjithshem te mbrojtjes qe duke qdne dashnori i Mrikes, beri ca leke duke shitur pronat e ushtrise e duke i mbushur mendjen Mrikes se eshte ajo e kohes se tubit ne Greqi!!

  • Bla bla bla si gjithmone mafiozet e te gjitha partive ne shqiperi i hedhin ( hi syve ) qorrave qe i votojne!

    Mbajeni mend te gjithe ju nqs per 4 vjet Ed Rama nuk sekuestron pasurite gjyqtarve avokatave politikaneve t’ju kthej leket popullit varfer, atehere do jet populli indershem qe do nderhyj keq fare….durimi u sos

  • Kol

    Ky ka qene edhe oficer karriere. Cpune ka radari me kameran o defiçent. Ose ka pasqyrim te detajuar ose jo dhe ska te beje me kamera e me zoom. Po mbron Hakiun vetem per inat te Mimi Kodhelit (qenka pa taban)

  • Jugu i Shqiperise eshte i cosa nostra ,mafie qe kane lidhje me pushtetin.Vlora eshte si Corleone.

  • Pse tregon te verteten. kur nuk ta kerkojne.

  • radaret funksionojne por personat qe i perdorin dhe i riparojne i ka sjell partia dhe rrin e shofin si tv, nuk e din ca eshte radari jo ta perdorin, kam mik kapiten anije dhe me ka shpjeguar qe radarin duhet te dish ta rregjistrosh dhe ta perdoresh,ka ne durres mjeshter qe i kolaudon,po sju intereson ndoshta dhe mir e bejne te marin nai lek cunat se kan bere gjith ato investime dhe te hane te gjith.

  • Si ka mundesi qe korrespondeca e Dr.Pergj. me Ministrin del ne gazete.Vari lesht cfar serioziteti kishte qeveria teknike.Ajo cka ngre Cako eshte problem por politika ska pse abuzon por te ndikoj ne riparimin e gjendjes dge jo te sulmoj policine

  • Ka qen e saje qorrit ndoshta dhe nuk kishin si ta lenin sinjalin hapur u donin tu blenin votat keshtu qe ajo thjesht ka bo punen qe i duhej ta bonte mos ti vehet faj kesaj kukumjakes



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.