TIRANË- Koleksionisti, Gjergji Thimio ka deklaruar se ruajtja e ikonave në Galerinë Kombëtare të Arteve është bërë me vendim të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Në një prononcim për News24, Thimio nga burgu i Fierit, pronar i këtyre ikonave flet për skandalin më të fundit, të largimit të ikonave, nga Galeria e Arteve dhe transportimin e tyre me furgon policie.

Sipas tij, GKA i ka marrë në dorëzim këto vepra arti me vendim të Kumbaros, por jo vepra të trashëgimisë kulturore

“Ruajtja në GKA me vendim të ministres Kumbaro. Veprat në juridiksion të policisë dhe Ministrisë së Kulturës. Objektet në muze, pa pyetur policinë e prokurorinë”, ka thënë Thimio.

Ndërkohë nga ana tjetër prokuroria pohon se ‘apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe ka vendosur që pronat t’i kalojnë shtetit”.

Ka qenë Prokuroria e Tiranës që ka lëshuar urdhër ekzekutimi, i cili i është kaluar Policisë së Shtetit. Organi i akuzës ka deklaruar se Policia nuk ka marrë pjesë për transferim në asnjë rast.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb