TIRANE – OSHEE ka bërë të ditur se në disa zona të kryeqytet do të ndërpritet energjia elektrike.

Sipas njoftimit mësohet se për shkak të një avarie në linjën 35 kV Tirana 1 – Mëzez, OSHEE ka stukuar energjinë elektrike, sot në mbrëmje ora 19.20, e cila do të zgjasë deri në orën 20.30.

Më poshtë janë zonat në të cilat do të mungojë energjia: Bërxull, Domje, Bathore, Ujësjellsi Kamëz, Qerekë, Tapizë, Pompat Tapizë, Breg Lumi, Reparti Ushtarak, Laknas (pjesërisht), Pompat e Antibiotikut, Privat/ Alumin, Everest, Frutikultura, Çekrezë, Kasale, parafabrikatet Kamëz dhe Valias.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb