Nga: DORJANA BEZAT*

TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një muxhahedin 35-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një fëmijë 11-vjeçar.

35-vjeçari i ndaluar nga policia është Iranian, pjesë e të ashtuquajturve muxhahedinë, i cili ka ardhur disa kohë më parë në Shqipëri me iranianë të tjerë si azilant politik.

Mousa Jaberifar, i pamartuar me arsim të mesëm, i cili banon ne Fushë-Mzez, i kishte kërkuar 11-vjeçarit B.S, i cili banon pranë iranianit, që të shkonte në market të blinte bukë dhe t’ia sillte në apartament.

11-vjeçari u ka treguar familjarëve dhe policisë se pasi është futur në banesën e iranianit, ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Pas shumë përpjekjeve, 11-vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmërojë familjen, e cila ka kryer menjëherë kallëzimin në polici.

I ati i 11-vjeçarit deklaroi për “News 24” se zgjidhjen për këtë çështje ia ka lënë policisë. Sipas tij, strehimi i iranianëve në qendra komunitare është një zgjedhje e gabuar e shtetit.

I pyetur në polici për ngjarjen, 35-vjeçari iranian e ka mohuar ngjarjen duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë komunikim me 11-vjeçarin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: