FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në fshatin Bishan, duke u vetëvarur. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të vetëvarur djalin e tyre, dhe kanë nxituar ta dërgojnë në spital, por i riu me inicialet Sh.V ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

“Më datë 29.03.2018, ora 17:27 në fshatin Bishan në Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur”, thuet në njoftimin e policisë.

Vetëm një orë para kësaj ngjarje, një 17-vjeçare me inicialet L.B është vetëplagosur me armë gjahu, në banesën e saj në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.

“Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier”, thuhet në njoftim.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtyre dy ngjarjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb