U hodhën shumë kandidatura dhe u përfol për shumë emra por në mënyrë të befasishme Real Madrid ka zgjedhur Lopetegun në krye të pankinës së ‘Los Blancos.
Emërimi i tij në krye të Realit, sjell shumë ndryshime në skuadër por edhe pikëpyetje të shumta, ku më e rëndësishmja është ajo që ka të bëjë me Ronaldon .

Në Spanjë kanë dilema në lidhje me të ardhmen e sulmuesit portugez, sidomos pas largimit të Zidanit, por në fakt Lopetegu ka shprehur admirimin e tij për Ronaldon pak ditë më parë. Ai shprehej se Ronaldo është një futbollist i madh, që mund t’i bëjë punë çdo ekipi, gjë e cila mund ta bindë tashmë portugezin për të qëndruar në Madrid.

“Ronaldo? Ai është një futbollist që vit pas viti po tregon se di të bëjë gjëra të mrekullueshme. Është një lojtar që nuk di të ndalet dhe në çdo ekip që mund të shkojë, ai do të jetë i dobishëm. Ka klas dhe kualitet”, shprehej Lopetegu për Ronaldon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb