SHKODËR- 32-vjeçari Angjelin Shkami u gjet i ekzekutuar në një makinë “Benz” shumë pak metra larg varrezave në Shkodër. Policia u njoftua nga kalimtarë të rastit, të cilët kishin pikasur edhe trupin pa shenja jete që qëndronte në makinë.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes për “BalkanWeb”, ku makina ndodhet shumë pranë rrugës, në një zonë me lëvizje dhe e rrethuar nga shitës ambulantë që shesin lule pranë varrezave.

Por vrasja e 32-vjeçarit është ende e veshur me mister, pasi policia është njoftuar për rastin kohë pas ngjarjes, çka iu ka lënë kohë autorëve të largohen të qetë.

Nuk dihet nëse luleshitësit pranë varrezave i kanë parë autorët apo kanë vënë re diçka të dyshimtë. Por mister mbetet edhe arsyeja e vrasjes shumë pranë varrezave apo nëse autori ka dashur të përcjellë një mesazh me këtë krim të kryer pikërisht në këtë vend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: