VLORE-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku peshkatarët kanë kapur një peshk të rrallë.

Një peshkatriçe 1 metër e gjatë është kapur mesditën e sotme në n 300 metra thellësi.

Sipas peshkatarëve që kanë kontaktuar per “JOQ.al”, madhësia e gojës së gjallesës ishte më e madhe se një top basketbolli.

Peshkatriçja njihet ndryshe si ‘ujku i detit’ dhe është një peshk mjaft i rrezikshëm.
30714427_1914157388617806_8507005705591455744_n
page-130
“Përshëndetje “JOQ.al”. Sot në Vlorë në 300 metra thellësi u kap një peshkatriçe 1 metër e gjatë. Dhëmbët i ka të fortë si gozhda dhe jan shume të rralla për t’u kapur. Kafshimin e ka jashtëzakonisht të fortë dhe ka një antenë sipër të koka, e cila është helmuese dhe vdekjeprurëse.”
Sipas tyre ajo shitet gjithashtu shumë shtrenjtë“-shprehen peshkataret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: