Ukrainë- Një deputet në Ukrainë është rrëmbyer nga persona ende të panjohur. Bëhet fjalë për Aleksej Gonçarenko, i cili është edhe zëvendëspresident i bllokut të presidentit të Ukrainës, të  Petro Poroshenkos. Përfaqësuesi i bllokut të Petro Poroshenkos, Igor Gryniv nëpërmjet një njoftimi në parlament ka konfirmuar se Gonçarenko është rrëmbyer në qytetin Odesa, nga ana e personave të panjohur. Autoritetet bëjnë të ditur se Gonçarenko pas seancës plenare ka shkuar në Odesa dhe më pas nuk është marr asnjë lajm nga ai. Gryniv ka theksuar se forcat e sigurisë në mënyrë urgjente duhet të formojnë ekipe speciale për gjetjen e Gonçarenkos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: