Mediat e huaja sportive kanë zbuluar një episod të ndodhur rreth 10 vite më parë kur një nga sulmuesit më të mirë në Europë, Van Nistelroy u largua papritur nga Manchester United për t’u transferuar tek Real Madrid.

Arsyen e vërtetë e zbulon në biografinë e tij Alistair Campbell, këshilltari i komunikimit të Tony Blair që prej vitit 1994, i cili ka pasur kontakte të shumta me politikanët por edhe me elitën e futbollit britanik.

Ngjarja ndodhi në vitin 2006, kur trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ishte i shqetësuar për sjelljen egocentrike të Van Nistelrooy. Fraza që holandezi i tha në atë kohë të riut Cristiano Ronaldo për të atin e tij të vdekur, nuk i la shije të mirë portugezit. “Kërkon të gjesh një baba të ri tek Carlos Queiroz (asistent trajner i United në atë kohë),” i tha Van Nistelrooy gjatë një seance stërvitore Ronaldos.

Dy lojtarët u ritakuan sërish në vitin 2010 kur Ronaldo u transferua tek Real Madrid, por pas 3 muajsh Van Nistelrooy u shit në merkaton e dimrit tek Alaves.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb