Një sallon manikyri rus ka ndarë një dizajnë më të veçantë dhe kreativ që keni parë ndonjëherë për thonj. Në një postim në Instagram, ky sallon ka shpërndarë videon ku shihet edhe arti i veçantë që kanë bërë ata në thonj.

Ata kanë përdorur figurën e Kim Kardashian për ta vendosur në thonj. Këtë e ka vlerësuar edhe vetë Kim, duke shpërndarë videon në rrjetin e saj në Tëitter me fjalën “OMG”.

Në video shihet edhe procesi i krijimi të këtij arti, ku shihet një kukull me format trupore të Kim Kardashian. Megjithatë në këtë kukull nuk vërehet fytyra e Kim,  por është shumë e qartë se i ngjanë asaj.
Shikoni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb