LONDER-Një skenë e shëmtuar është regjistruar në aeroportin e Stansted, në Londër. Një pasagjere ka mbërritur me vonesë në avionin që fluturonte për Athinë.

Punonjësja e check-in nuk e ka lënë gruan të hyjë dhe ajo ka humbur kontrollin duke e goditur me shpullë asistente e fluturimit.

Një pjesëtarë i sigurisë së aeroportit deklaroi për mediat lokale, që gruaja është gjobitur dhe është larguar nga dera hyrëse, për shkak të gjestit të saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb