Drita ka arritur fitore të madhe në ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Gjilani ka fituar me rezultat të thellë, 4-1 në përballjen me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln.

Gjilanasit kanë arritur të kalojnë në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Lecit, ndërkohë që Koral ka barazuar në minutën e 61. Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 1-1, dhe në pjesën e parë të kohës shtesë, dukej se gjithçka mori fund për Dritën, duke qenë se Gërbeshi u ndëshkua me karton të kuq në minutën 101.

 

Në minutën e 105, ka qenë radha e Lopez që shkakton penallti për Dritën dhe ndëshkohet me të kuq. Ka qenë sërish Leci ai i cili ka shënuar edhe golin e dytë. Kur dukej se gjithçka po përfundonte, është dukur edhe Xhevdet Shabani, që ka shënuar golin e tretë në minutën e 120, ndërkohë që vetëm 1 minutë më vonë, Neziraj ka shënuar edhe golin e katërt, duke i dhënë kështu Dritës një kualifikim historik për në turin e parë.

Në raundin tjetër kualifikues do të përballet me gjigantin suedez, Malmo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb