Pas barazimit 0-0 kundër At. Biblao një javë më parë Real Madrid është kthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë duke bindur pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Sevillia-s.

Ekipi i drejtuar nga Zinedin Zidan nuk e diskutoi për asnjë çast ndeshjen pasi që në minutën e 3- Nacho zhbllokoi shifrat. Më pas Cristiano Ronaldo me dy gola të tjerë e dërgoi rezultatin në 3-0. Pjesa e parë nuk do të mbyllej këtu pasi “galaktikët” do shënonin edhe dy herë të tjera me Kroos dhe Hakimi-n. Sikundër pritej fraksioni i dytë i lojës nuk prodhoi asnjë gol.

Për 90-t minuta në fushë shkëlqeu jo vetëm real Madrid por edhe Cristiano Ronaldo. Pavarësisht 2 golave të tij që e çoi në 4 numrin e rrjetave për këtë sezon është sërish larg Messi-t, me 13 realizime.

Pas 15 ndeshjesh në “La lIga” Real Madrid renditet në vendin e 3-t me 31 pikë, po aq sa Valencia e vendit të dytë që ka një takim më shumë për të luajtur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb