Bitcoin ra pas një rekordi ditën e Hëne menjëherë pas publikimit të lajmit se ishin vjedhur 31 milion dollar në monedha kriptografike.
Kompania pas Tether, një monedhë kriptografike e përdorur nga bursat e bitcoin për të lehtësuar këmbimin në monedha tradicionale, tha ditën e Marte se 30.9 milion dollar u hoqën nga portofoli Tether Treasury dhe u dërguan në një adresë bitcoin të paautorizuar.
Bitcoin ra me shpejtësi në 7,798 dollar për të rikthyer përsëri në rritje dhe aktualisht vlerësohet me 8,098 dollar sipas Coinmarketcap.
Incidenti i fundit shton shqetësimet rreth sigurisë së monedhave kriptografike. Ai do ti bashkohet debateve të Wall Street-it nëse monedhat virtuale janë të aq të sigurta sa të pranohen në masë.
Tether, me një vlerë tregu prej 676 milion dollar, është monedha virtuale e tretë më e madhe në botë sipas Coinmarketcap.
Monedhat janë të lidhura ngushtë me paranë tradicionale duke u mundësua rpërdoruesve të ruajnë dhe transferojnë para globalisht.
Kompania pas Tether thotë se monedhat e saj mbështeten 100% nga paratë tradicionale.
Famën monedha e mori falë adoptimit nga bursat të cila te përdorin për të lehtësuar këmbimin e bitcoin në dollar, euro dhe yen, njofton PCWorld Albanian.
(BalkanWeb)