Duke filluar prej datës 1 Korrik, 2016 Ernest “shkurton distancat” midis dy vendeve, duke lançuar fluturime me çmime të përballueshme. Ernest ka zgjedhur të bashkëpunojë me Mistral, shoqëria e Gruppo Poste Italiane për fluturimet në këto linja.

Prej sot e në vazhdim do të jetë e mundur të prenotohet drejtpërdrejt në flyernest.com, për fluturime Itali-Shqipëri dhe anasjelltas, me çmime të përballueshme për të gjithë. Destinacionet e para do të bëhen të vlefshme nga data 1 korrik ndërsa nga data 19 korrik e në vijim, do të jenë nëntë aeroportet italiane prej të cilave mund të fluturohet drejt Shqipërisë.

Është pikërisht Ernest zgjidhja e propozuar për familjet, turistët apo përfaqësuesit e bizneseve të cilët prej kohësh kërkonin zgjidhje më komode për të fluturuar më shpesh drejt Tiranës, nga qytete të ndryshme të Italisë.

Prej sot, mund të rezervohet duke telefonuar pranë Call Center-it me qendër në Itali në nr: +39 02 897 30 660 dhe në Shqipëri: +355 (0)44 810 810 (Nga e hëna në të diel, në intervalin kohor 6:00 – 22:00)
Ernest ka zgjedhur të lançojë këto linja fluturimi në partneritet me Mistral Air, shoqëri pjesë e Gruppo Poste Italiane. Kështu, prej datës 1 korrik 2016 do të jetë i mundur fluturimi nga Ancona në Tiranë (me frekuencë tre fluturime në javë, të cilat do të bëhen katër prej datës 20 Korrik, 2016).

Nga data 2 korrik, nga Bari në Tiranë (me frekuencë katër fluturime në javë, ndërsa nga data 16 korrik fluturimet nga Bari drejt Tiranës do të jenë të përditshme); Nga Firenze në Tiranë (dy fluturime në javë të cilat do të bëhen katër duke filluar nga data 20 korrik); nga Rimini drejt Tiranës (dy fluturime në javë të cilat do të bëhen tre prej datës 18 korrik).

Në datën 3 korrik, do të inaugurohen destinacione të reja: Tiranë-Bergamo dhe anasjelltas (dy fluturime javore të cilat do të bëhen tre prej datës 18 Korrik); Pisa (dy fluturime javore, ndërsa prej 15 dhjetorit fluturimet do të kenë frekuencë ditore) dhe Perugia (dy fluturime javore të cilat do të bëhen tre prej datës 12 korrik e në vazhdim).

Në datë 17 korrik, shtohen destinacione të reja si ai Trieste-Tiranë dhe anasjelltas (me frekuencë një fluturim në javë, për t’u bërë dy fluturime në javë prej datës 21 Korrik), ndërsa prej datës 19 Korrik e në vazhdim do të jetë e mundur të udhëtohet edhe nga Peskara drejt Tiranës (me frekuencë dy fluturime në javë). Fluturimet do të kryhen nga flota Mistral Air me një avion Boeing 737-400 dhe dy ATR 72-500. Çmimet për sezonin e lartë fillojnë nga 39 euro, vetëm vajtje, duke përfshirë taksat.

“Fly Ernest” ose thjesht “Ernest” siç na pëlqen ta quajmë, është pjesë e grupit Ernest s.p.a e cila është një zgjidhje e re ekonomike për transportin e pasagjerëve drejt destinacioneve të ndryshme europiane.

“Në emër të kompanisë Ernest, ndjehemi krenarë për lançimin e këtyre shërbimeve kjo sepse Italia dhe Shqipëria, duke qenë prej kohësh partnerë të fortë kanë bërë të mundur që qytetarë të të dyja vendeve të zgjedhin të jetojnë aty ku interesat ekonomike e shoqërore i kanë orientuar. Prej vitesh shumë shqiptarë kanë zgjedhur të jetojnë në Itali, ndërsa nga ana tjetër në vitet e fundit edhe shumë qytetarë italianë kanë zgjedhur të bëjnë të kundërtën. Për rrjedhojë, kjo linjë e re fluturimesh, synon të lehtësojë e të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të lidhjes midis dy vendeve, duke e bërë më të thjeshtë lëvizjen nga Shqipëria apo drejt Shqipërisë prej disa qyteteve Italiane”, shpjegon David Girhammar, CEO i Ernest.

“Sot lançojmë destinacionet e para të fluturimeve të cilat do të bëhen nëntë deri më datë 19 korrik të këtij viti. Këto linja mbulojnë Italinë nga veriu në jug. Ndërkohë po punojmë për zhvillime të reja të cilat do t’i bëjmë publike në javët në vijim”.

Shqipëria rezulton si një prej vendeve më tërheqëse për italianët sa i përket stinës së verës të këtij viti, por gjithashtu do të frekuentohet edhe nga ata të cilët dëshirojnë të vizitojnë të afërmit apo miqtë e tyre. E thënë ndryshe, një treg potencial për pasagjerë të cilët për arsye si ato të mësipërmet apo për biznes do ta zgjedhin Ernest si gjetjen ideale për të udhëtuar.

Fly Ernest shpk, është një shoqëri italiane e regjistruar në vitin 2016, me qendër operative në Milano, Itali. Kjo shoqëri është pjesë e Ernest Sh.A. shoqëri e cila vjen si investim suedez ndërsa numëron staf gjithnjë në rritje, të kombësive, origjinës dhe background-ve të ndryshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: