LEZHË- Aleksandër Noka është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë banesës së tij në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka është gjetur pa jetë në makinën e tij tip “Mitsubishi”.

aleksander ndoka

48-vjeçari ishte një emër jo pak i njohur në Lezhë dhe i akuzuar shpesh edhe nga opozita si i përfshirë në ngjarje të ndryshme. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Në video duket makina e 48-vjeçarit ku u gjet i vrarë si dhe njerëz të shumtë që hyjnë e dalin. Po kështu ndodhet edhe një mjet i policisë. Më tej edhe ish-deputeti Arben Ndoka shihet duke biseduar me disa njerëz.

vrasja e aleksander ndokes 4

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb