WhatsApp aplikacioni më i përdorur për komunikimin në botë, nuk funksionoi për rreth 60 minuta mbrëmjen e së enjtes.

Nga ora 20:00 ka qenë e pamundur të dërgoje dhe merrje mesazhe nga ky aplikacion. Whatsappdown u bë një ndër hashtaget kryesore në Twitter në momentet që nuk funksionoi aplikacioni.

WhatsApp nuk ka funksionuar në të gjithë botën si SHBA, Amerikën Latine, Evropën dhe Afrikën. Kjo nuk është hera që aplikacioni më i njohur në botë pëson rënie.

Hera e fundit ka qenë më 3 nëntor të këtij viti, ku për 60 minuta u ndërpre komunikimi. Gjysma e përdoruesve u ankuan se nuk mund të lidheshin me shërbimin. Ndërsa 40 përqind arrinin të hynin në aplikacion, por nuk mund të dërgonin ose të merrnin mesazhe.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb