Apple vazhdimisht është akuzuar se me qëllim ngadalëson modelet e iPhone të cilat fillojnë të vjetrohen ndërsa konspiracionistët thonë se kjo bëhet që përdoruesit të blejnë modelet e reja.

Mesa duket kjo teori paska qenë e vërtetë, të paktën një pjesë e saj. Apple qëllimisht kufizon performancën e iPhone kur bateria vjetrohet sipas Geekbench.

Geekbenc zbuloi se telefonët me bateri më të vjetra shënojnë më pak pikë në rezultatet e testimit të performancës.

Ndërsa kapaciteti i baterive bie me vjetrimi e tyre, fuqia punuese e telefonit nuk ndikohet, por shpejtësia kufizohet që të rritet jetëgjatësia e baterisë.

Në fillim të këtij viti Apple lëshoi një përditësim në iPhone 6 dhe 6S pasi përdoruesit raportonin fikje të papritur të telefonit të tyre ndërsa ishin ende me 50% bateri. njofton PCW.

Tashmë ky përditësim ka filluar të cënojë performancën e telefonëve sipas Geekbench. “Problemi do të bëhet edhe më keq ndërsa telefonët vjetrohen,” shprehej zhvilluesi i Geekbench John Poole.

Ai tha se kreu hetimin pas disa raporteve kur përdoruesit thonin se zëvendësimi i baterisë në iPhone 6 ose 6S përmirëson ndjeshëm jetëgjatësinë e saj.

Poole shtoi se kur përdoruesve u ngadalësohet telefoni, ata nuk thonë duhet të blej një bateri të re, por një telefon të ri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: