Një çështje e zgjidhur tashmë është edhe ajo e arbitrimit, që ka një rëndësi të madhe për mbarëvajtjen e një ndeshje korrekte, që polemikat të jenë sa më të pakta. Njeriu i cili do të gjykojë takimin Francë-Kroaci, është ai që ka gjykuar edhe sfidën hapëse të këtij Botërorit, Nestor Pitana.
43 vjeçari ka drejtuar katër ndeshje në këtë Botëror, përfshirë ndeshjen hapëse të Rusisë ku e mundi 5-0 Arabinë Saudite, ndeshjen Kroaci-Danimarkë te 1/8’ës se finales dhe Francë-Uruguai në çerekfinale, ndeshje që përfundojë më rezultat 2-0.

Ndërkaq, të shtunën do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë ku gjyqtar do të jetë iraniani Alireza Faghani.

Reza Sokhandan dhe Mohammed Mansouri janë asistentët e tij, me senegalezin Malang Diedhiou si zyrtar i katërt.