TIRANE- Pas vendimit që mori sot Kuvendi i Maqedonisë për të zyrtarizuar me ligj gjuhën shqipe, vjen reagimi i ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Ky i fundit në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka uruar bashkëkombasve në Maqedoni. Nishani theksoi se bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për Shqipërinë.

“Urimet më të mira bashkëkombasve tanë në Maqedoni. E vendosën gjuhën e bukur shqipe në vendin e merituar. Bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për ne !”, shkruan Nishani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb