“Vertebral Body Tethering”, teknika më moderne që korrigjon skoliozën te fëmijët pa penguar zhvillimin e shpinës dhe kraharorit. Prof. Dr. Kamil Cagri Kose/ Klinika Ortoshpine

Trajtimi i Skoliozës në moshë të vogël me teknikën më të re të korrigjimit “Vertebral Body Tethering” tashmë është i mundur edhe në Shqipëri. Prof. Dr. Kamil Cagri Kose në Klinikën Ortoshpinë i ka kthyer buzëqeshjen vajzës 8-vjeçare nga Turqia e cila vuante nga skolioza.

Vogëlushja ishte diagnostikuar me skoliozë që në moshën 4-vjeçare, por pavarësisht përdorimit të korsesë që nga faza e diagnostikimit deformimi nuk është ndalur, duke e bërë të detyrueshëm trajtimin operativ. Ndërhyrja mini invasive ka zgjatur 3 orë dhe ka përfunduar me sukses duke shmangur madje edhe fazën e reanimacionit dhe mundësuar kthimin e saj në shtëpi pas 4 ditësh. Grafitë pas operacionit në pozicionin AP lateral treguan se sistemi ka filluar të punojë menjëherë pas ndërhyrjes. Me rritjen e vogëlushes shpina e saj do të korrigohet spontanisht.

Janë rreth 30 kirurgë në të gjithë botën dhe vetëm 3 në Europë që e realizojnë me sukses këtë teknikë. Por tashmë falë profesionalizmit dhe eksperiencës së  Prof. Dr. Kamil Cagri Kose kjo është e mundur të kryhet me sukses edhe në Shqipëri.

Teknika “Vertebral Body Tethering” (VBT) që përdor Prof. Dr. Kamil Cagri Kose, bën korrigjimin e skoliozës duke mos ndalur zhvillimin e shpinës dhe kraharorit. Falë kësaj teknike, shpina nuk është e palëvizshme, pacienti lëviz lirisht dhe e merr veten shpejt. Veçanërisht për vajzat kjo teknikë është mjaft e rëndësishme duke patur parasysh se një ditë ato do të bëhen nëna dhe do të ushqejnë fëmijën me gji.

Përveç periudhës shumë të shkurtër të hospitalizimit (rreth 2-3 ditë), minimizimit të riskut të paralizimit, kjo është edhe një teknikë estetike pasi shenja e vogël që lë mund te maskohet poshtë sqetullës.

Krahasuar me ndërhyrjen tradicionale, tjetër avantazh i kësaj teknike është se muskujt paraspinalë nuk preken fare dhe kjo rezulton në një fiziologji më të mirë të tyre dhe struktures kockore.

Prof. Dr. Kamil Cagri Kose në Klinikën Ortoshpinë/ 0686063566

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb