TIRANË- Me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur dje në mbledhjen e qeverisë ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë.

Sipas vendimit që hyn në fuqi menjëherë numri i punonjësve të klubit shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti”, në total 26 veta, transferohet te Bashkia Tiranë.

Po kështu buxheti i miratuar për vitin 2018 për dy klubet, bashkë me asetet në përdorim, transferohen nga MASR tek Bashkia Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb