Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundër përgjigjur kërcënimeve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë.

Presidenti turk Erdogan, me një mesazh kërcënoi kryeministrin e Kosovës me rrëzimin e qeverisë.

Haradinaj iu përgjigj nga një aktivitet kulturor, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

I pari i qeverisë së Kosovës tha se shqiptarët respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të huaja.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.

“Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen”, ka thënë ai.

“Por po ashtu punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t’i bëjë në emrin tonë në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.
“Do t’i bëjmë ne, kur t’i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur kryeministri kosovar.”, tha Haradinaj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb