Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela ka nisur raportimin në Kuvendin e Shqipërisë. Ai po prezanton raportin vjetor të punës së institucionit që drejton.
Çela do t’i përgjigjet edhe pyetjeve të deputetëve.
Pas kryeprokurorit, pritet që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani të bëjë prezantimin e raportit për Prokurorinë e Posaçme.
