Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela raportojnë sot në Kuvend.
Më herët Kuvendi votoi me konsensusin e PS dhe PD, ngritjen e 2 komisioneve të posaçme parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe tjetri për Reformën Territoriale.
113 vota shkuan për Reformën Zgjedhore dhe 115 për komisionin e posaçëm parlamentar të Reformës Territoriale.
