Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka qenë i prerë në fjalën e tij në Kuvend. Sipas tij pavarësisht debateve, do të zgjidhet Avokati i popullit me kandidaturat e propozuara nga PD, edhe pse kjo e fundit pretendon se ka tërhequr firmat dhe mbështetjen për kandidatët.
Balla: T’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të procesit, jemi mbi 1 250 ditë shkelje të ligjit, si Kuvend. U çua drejtuesi i sotëm i grupit parlamentar e tha: Ka një praktikë se janë tërhequr firmat. Nuk është ashtu. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes. Ne po jua themi, sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!
