Dikur Champions League ishte “habitati” i tij i preferuar, një turne që e joshte shumë C.Ronaldo. Situata ka ndryshuar në vitet e fundit, sigurisht në këtë pikë edhe mosha bën të veten, fakt është që Ronaldo nuk është me ai i dikurshmi i cili në CV i tij numëron jo pak por 5 trofe në Champions.
Në katër vitet e fundit, Ronaldo e ka ndjekur pjesën më të madhe të këtij turneu si spektator. Katër vite më parë, Ajax e eliminoi në fazën çerekfinale ndërsa në tre vitet e fundit është eliminuar që në fazën e 1/8.

Atletico Madrid ishte ekipi i fundit që e dërgoi përpara kohë në shtëpi, ndërsa më herët të njëjtën gjë kishin bërë edhe Porto e Lion.
(BalkanWeb)
