Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj i cili foli për kolosin e letërsisë, Ismail Kadare në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Gjekmarkaj tha se ikja e Kadaresë ka lënë një boshllëk të madh dhe se veprat e tij kanë kaluar pritshmëritë në letërsinë shqiptare.

Sipas tij shkrimtari më i madh shqiptar ka lënë vepra të pavdekshme për brezat.

“Unë do ta filloja me një kundërshtim të vogël konceptual pasi Kadareja është vepra dhe vepra është Kadareja dhe janë unikum dhe së bashku kanë kalaur pritshmëritë e një letërsie e cila po tentonte të modernizohej.Shumë shkrimtarë i kanë mnijetuar kohës pasi është vepra ajo që mbetet edhe ky është edhe rasti i Kadaresë. Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk në letërsinë shqiptare. Veprat e tij kanë përfaqësuar Shqipërinë. Letërsia shqiptare ka edhe brilantët e tij dhe si Ismail Kadare i cili dërgoi letërsinë në këto horizonte. Kadare ka lënë vepra të pavdekshme për breza”, tha ai

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Kadare ishte i pangjashëm me të tjerët dhe se ishte i ati i vetvetes.  Më tej Gjekmarkaj theksoi se letërsia e Kadaresë ishte një shkollë e madhe mendimi dhe shumë publicistë janë ndikuar nga ai dhe se janë munduar të ndjekin stilin e tij në veprat letrare.

“Mund të them se Kadare ishte i pangjashëm me të tjerët dhe ishte ati i vetvetes. Shkrimtarët janë bijtë e traditës , dhe Kadare ishte i veçantë.  Padyshim që letërsia e Kadaresë ishte një shkollë e madhe mendimi dhe ishte një ndikus për publicistët edhe shumë persona kanë tentuar ta imitonin dhe të ndiqnin stilin e tij në veprat letrare. Letërsia e mirë e krijon lirinë brenda vetes dhe ai ja doli që të ishte një shkrimtar i madh edhe pse kushtet në vitet para 90 ishin të vështira.  Besoj se është momenti që ne duhet të nderojmë Ismail Kadarenë siç e ka hijen sepse nderon Shqipërinë dhe është një investim për kulturën shqiptare dhe se ai ishte pasaporta më e mirë për bindjen time.  Unë nuk dua të bëj si ekspert urban por ne e kemi një shembull si varri i Ismail Qemalit i cili u vendos në Vlorë nga qeveria e mbretit Zog dhe besoj se një gjë e tillë mund të shikohet edhe për Kadarenë. Vendi ku ai mund të prehet i qetë mund të jetë një hapësirë publike ose kodrat e liqenit. Të mblidhen ato që e mendojnë pasi kjo është një degradim ndaj figurës së tij”, përfundoi Gjekmarkaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb