Televizioni më i madh informativ në vend News24 është rikthyer sot në televizorët e shqiptarëve me “Koha për t’u zgjuar”.

Gazetari Klevin Muka ka pritur telefonatat e shqiptarëve të cilët kanë treguar edhe një herë mbështetjen e madhe për News24 dhe gëzimin për rikthimin.

“Ju falenderojmë që e fituat këtë betejë… Ju falenderojmë që na hapët sytë dhe veshët… Populli duhet ta shohë se ku jetojmë ne sot… Jemi shumë të lumtur që jeni hapur dhe ju urojmë shumë suksese… Shyqyr që u kthyet, televizioni juaj është më i miri në Shqipëri… Na u hapën sytë kur ju pamë të flisnit ju dhe Osman Stafa që tregonit atë që ndodhi…U bllokuam prej 10 ditësh, tani po flasim me zë. Ju falenderojmë për këmbënguljen dhe rikthimin tuaj”, u shprehën ata.

Sot, edhe pse në një ambient tjetër më modest, Neës24 rikthehet me të njëjtin mision dhe me vendosmërinë për të mos lejuar që e vërteta të vdesë. Këto ditë kanë qenë një kujtesë e fortë se liria e medias është e brishtë dhe se duhet mbrojtur çdo ditë. Ne u përballëm me një heshtje të detyruar, por sot rikthehemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të qenë zëri i lajmit të besueshëm në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb