Pakistani dhe Afganistani kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit, pas një vale përshkallëzimi të dhunës që përfshiu sulme ajrore pakistaneze, ku humbën jetën të paktën 10 persona.
Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Katari në Doha, ku palët u angazhuan për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake dhe për krijimin e mekanizmave të përbashkëta që synojnë konsolidimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë ndërmjet dy vendeve fqinje.
“Gjatë negociatave, të dy palët ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe krijimin e mekanizmave për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm midis dy vendeve”, thuhet në deklaratën zyrtare të Katarit.
