PESHKOPI-Fatri Veseli është një fëmijë dhjetë vjeçar nga fshati Qetush i Peshkopisë. Që prej dhjetorit të kaluar jeta e tij nuk është më njësoj për shkak të një problemi me shëndetin. Prindërit konstatuan në trupin e tij një gjendër dhe menjëherë u drejtuan në spital.

Babai i 10-vjeçarit, Afrim Veseli thotë se mjekët në Tiranë i kanë dhënë mjekim i cili kushton 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Gjithashtu ai duhet të qëndroj në spital 8 ditë çdo muaj, ndërsa babai fle në lulishten e spitalit. Për eleminimin e sëmundjes së djalit, nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale që kryhet në Itali dhe që kushton 10 mijë euro. Afrim Veseli ka lajmëruar edhe Ministrinë e Shëndetësisë por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Te ardhurat e familjes Veseli janë vetëm 2 mijë lekë të reja ndihmë ekonomike në muaj, dhe nuk kanë mundësi të përballojnë operacionin. Të gjendur në kushte të tilla, prindërit e Fatriut i bëjnë apel shtetit por dhe gjithkujt qe ka mundësi ekonomike,që t’i ndihmojnë.

Numri i babait te 10-vjecarit: 068 82 77 321

(a.n/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: