TIRANE – Këngëtari shqiptar Gena dhe bashkëshortja e tij kanë 10 vjet, që janë bashkë por ende nuk kanë fëmijë. Loreta përveç se gruaja, është edhe menaxherja e tij.

Këtë javë, ata vijnë në Prive për të treguar historinë e tyre të dashurisë, të panjohur për publikun deri më tani. “Unë me Loretën kemi dhjetë vjet dashuri dhe kalojmë shumë mirë së bashku. Loreta është në cdo moment të aktiviteteve të mia, është pjesë e cdo koncerti pra është krahu im i dhjathtë”- thotë këngëtari.

Ndërsa bashkëshortja e Genës ka treguar si janë njohur. “Ne jemi njohur rastësisht, unë në atë kohë jeta në Greqi, por duhej të kthehesha në Tiranë për të bërë disa dokumente. Në një mbrëmje shokët e mi dhe shoqet me thonë të dilnim të shkonim diku për t’u kënaqur.

Miqë e mi më çuan tek lokali ku këndonte Gena në atë kohë. Mund të them që ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pashë më pëlqeu po ashtu edhe mënyra si këndonte”- ka thënë Loreta. Por në fillimet e tyre ata kaluan shumë vështirësi sepse jetonin larg njëri tjetrit.

Gena i ka kushtuar edhe një këngë bashkëshortes së tij dhjetë vjet më parë dhe quhet “Sa lot kam derdhur unë për ty”. ‘Ajo ka qenë kënga më e bukur dhe unë atë e kam kënduar me gjithë shpirt dhe emocion sepse unë e përjetova vetë”- ka thënë këngëtari.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb