100 efektivë policia kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revoltës qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.

Pasi u larguan me forcë protestuesit, është bërë edhe sekuestrimi i stolave metalikë që përdoreshin nga ana e protestuesve në mbrëmje, si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, ku qytetarët shprehnin pakënaqësitë e tyre. Në zonë janë lënë vetëm pesë stola.

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb