Shqipëria synon arritjen e fazës Play Off të Botërorit. Me 13 nëntor, kuqezinjtë luajnë në Andorrë, ndërsa me 16 nëntor, presim gjigandët e Anglisë.

Interesimi për sfidën ndaj “3 luanëve” ka qenë mjaft i lartë, pasi mund të jetë pikërisht momenti kur kombëtarja mund të sigurojë Play Off.

Për ndeshjen që do luhet në “Air Albania” ka patur mbi 100 mijë kërkesa, çka i bie 5 herë më shumë se kapaciteti i stadiumit (22 mijë e 500 ulëse).

Sa i takon mënyrës se si do veprohet për biletat, tifozët duhet të aplikojnë, për t’u bërë  më pas pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb