Adriatik Lapaj ka zhvilluar një takim me qytetarët në Berat. Lapaj në takimin e radhës në Berat, ku edhe ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisht protestës së paralajmëruar më datë 31 janar ora 18:00 në Tiranë.

Lapaj hodhi akuza ndaj qeverisë për korrupsion, duke rendituar edhe arsyet e forta për të dalë në shesh dhe për të protestuar kundër padrejtësive.

“Këta duan të bëjnë pis të vërtetën. Ne nuk pranuam të joshemi apo të bëjmë Pazar, kur Qeveria na ofroi të bëheshim palë me të. Kjo u vërtetua sepse ai që na shiti Endrit Shabani u bë Avokat Populli në mënyrën më të shëmtuar duke tradhtuar kauzën e njerëzve të ndershëm. Por ka një të vërtetë dhe këtë e thotë edhe Prokuroria dhe hetimet, ata janë hajdutë. Ata kanë vjedhur, 53 mln euro rezultojnë të deformuara vetëm në një tunel. 100 mln euro rezultojnë të vjedhura te dosja e AKSHI, ku 10 mln euro janë blerë çokollata. Pra një institucion që ka prioritet ruajtjen e sigurisë, blihen 10 mln euro çokollata. Nuk janë blerë çokollata se me 10 mln euro çokollata mban me çokollata gjithë fëmijët e Europës, por janë bërë fatura fiktive për të vjedhur paratë tuaja dhe kur shkoni në institucioneve thonë nuk ka sistem. Çfarë duhet të bëjë më shumë një qeveri për t’u rrëzuar? Prisni të vrasin njerëz, njerëz nuk vrasin këta se përdorin gaz lotsjellës. Blejnë gaz me lekët tuaja dhe t’i ske mundësi t’u afrohesh”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb