TIRANE

Një takim për shkrimtarin Jakov Xoxa është mbajtur në Akademinë e Shkencave në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së tij. Në fjalën e mbajtur Mevlan Shanaj që prezantoi edhe një dokumentar për të e vlerësoi duke e quajtur edhe të shenjtë.

Shaban Sinani rikujtoi interesin për Xoxën në mbarë hapësirën shqiptare.

Nga “Lumi i vdekur” që qe vepra e tij më e njohur te rolet e tij si studiues e njeri i letrave, të pranishmit sollën në vëmendje edhe kontributin që ai pati për një lidhje me Kosovën përmes letërsisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb