Në 100-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit beratas, Vexhi Buharaja, në bibliotekën që mban emrin e tij në qytetin e Beratit, është organizuar një konkurs ndërkombëtar letrar. Në konkurs kanë marrë pjesë 70 krijues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe disa shtete të Botës, të cilët kanë paraqitur krijimet e tyre në shumë zhanre të letërsisë si: poezi, ese, përkthime etj. Për kryetarin e jurisë së këtij konkursi, Yzedin Hima, pjesëmarrja e 70 konkuruesve nga të gjitha trevat shqip-folëse brenda dhe jashtë vendit tregon se Vexhi Buharaja ishte i njohur kudo.
Nën/kryetarja e bashkisë Berat, Hatixhe Konomi, e ka cilësuar këtë aktivitet kulturor si një nga aktivitetet më të rëndësishme për bashkinë për faktin se Vexhi Buharaja është një nga figurat më të shquara të qytetit pasi ai ishte poet, shkrimtar dhe patriot. Konomi ka premtuar se, bashkia e qytetit do ta kthejë në një traditë të përvitshme konkursin letrar Vexhi Buharaja.
Majlinda Xhamo, dejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Berat, ka vlerësuar pjesëmarrjen e gjimnazistëve në këtë konkurs, ku një prej tyre ka fituar edhe çmim. Ajo ka theksuar se, pas daljes së njoftimit për konkursin letrar “Vexhi Buharaja” nga ana e bashkisë Berat, reagimi i të rinjve ka qënë i menjëhershmë dhe pjesëmarrja e tyre ka qënë e lartë.
Edhe pse konkursi u zhvillua vetëm me praninë e konkuruesve dhe jurisë e të gjithë të distancuar nga njëri-tjetri për shkak të pandemisë Covid-19, juria përzgjodhi edhe 7 fitues,të cilëve ju ndanë edhe çmimet përkatëse. Në fushën e poezisë u ndanë 3 çmime dhe fituesit ishin nga Kosova,Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja. 2 çmime u ndanë në fushën e përkthimeve për 2 konkurues nga Shqipëria,ndërkohë që 2 çmimet në Ese i fitoi qyteti i Beratit,mes tyre një gjimnaziste nga shkolla e mesme e fshatit Sinjë.
