Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut.

Në këtë takim janë nderuar vlerat kombëtare. Kryeministri Rama vlerësoi figurën e Skënderbeut, duke u shprehur se zgjodhi luftën e drejtë në një kohë të padrejtë.

“Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti hedhur në themelet e Shqipërisë së re. Një instrument në shërbim të një sistemi vlerash. Madhështia e emrit që kishte e desh që ky urdhër t’i mbijetojë dallgëve të njëpasnjëshme. Urdhri i Skënderbeut i mbijetojë shpatës së monarkisë, zjarrit të diktaturës dhe baltës së tranzicionit drejt demokracisë”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: