Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që shifra prej 1000 golash të kthehet në një presion për vazhdimësinë e karrierës së tij. Sulmuesi portugez preferon të ecë hap pas hapi, pa e lidhur të ardhmen me një objektiv të vetëm.
“Gjërat duhet të ndodhin natyrshëm. Edhe nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, unë jam më i miri në histori, pikë dhe mbaroi. Nuk ka diskutim.
Për golat flasin vetë shifrat. Prandaj nuk do të them se duhet të arrijë 1000 gola. Nëse i arrij, fantastike! Por nuk është objektivi im.
Unë nuk mendoj për një të ardhme të largët. Mendoj për momentin, për të tashmen, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Nëse zgjohem një ditë pa motivim, nuk dua të luaj më”.
