Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 303 të burgosur nga secila palë, duke përfunduar kështu fazën e tretë dhe të fundit të marrëveshjes për lirimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.
“303 luftëtarë ukrainas janë në atdhe. Faza e tretë e marrëveshjes së shkëmbimit 1,000 për 1,000, e arritur në Turqi, është përfunduar. Është e sigurt se ne do t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë nga robëria ruse”, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.
Home.
We must bring all our people back from Russian captivity.
🇺🇦🇺🇦🇺🇦 pic.twitter.com/EpqdrjIheb
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 25, 2025
“Në zbatim të marrëveshjeve ukrainaso-ruse të 16 majit në Stamboll , gjatë periudhës nga 23 deri më 25 maj, palët ruse dhe ukrainase vazhduan me një shkëmbim prej 1,000 personash për 1,000”, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Shkëmbimi i të burgosurve u përfundua disa orë pas sulmit të ri masiv ajror rus që vrau të paktën 100 persona.
Kjo është nata e dytë e sulmeve të rëndësishme kundër Ukrainës, pasi afërsisht 250 dronë dhe 14 raketa balistike u zbuluan natën e së premtes ndaj të shtunës nga Forcat Ajrore Ukrainase. Shënjestra e shumicës së këtyre armëve ishte kryeqyteti ukrainas.
(BalkanWeb)
