Ka nisur protesta e ditës së 103-të kundër qeverisë, me qytetarët që janë zhvendosur nga Sheshi “Skënderbej” dhe tashmë janë mbledhur para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë mbërritur me flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” janë ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës.
Tubimi i sotëm vjen pas protestës së një dite më parë, e cila u shoqërua me një formë të re organizimi. Protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë dhe marshuanë ditë më parë, ndër thirrjet e protestuesve ishin edhe “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” drejt disa prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, ku bllokuan përkohësisht qarkullimin.
Një ditë më parë, ndër thirrjet e protestuesve ishin edhe “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Para nisjes së marshimit, nga podiumi para Kryeministrisë folën aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkuan vijimin e aksionit qytetar dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në protestë.
Ambientalisti Sazan Guri u bëri thirrje protestuesve të lënë mënjanë ndasitë.
“Kauza është më e rëndësishmja, ajo na mbledh, na organizon dhe na bën të harrojmë zënkat”, deklaroi Guri.
Ndërsa mjeku Ermal Pashaj kritikoi qeverinë dhe kërkoi vijimin e reagimit qytetar.
“Duhet të japim zgjidhje. Është futur dhe përçarje mes nesh. Nuk duhet të ndodhë. Duhet të reagojmë ndaj lakut në fyt që po na vë qeveria”, u shpreh Pashaj. Protesta e sotme shënon ditën e 103-të të aksionit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin dhe përshkallëzimin e protestave.
