TIRANE- Policia e Shtetit feston sot 103-vjetorin e krijimit të saj. Me këtë rast, Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Ervin Hodaj, deklaroi se policia do vazhdojë me vendosmëri misionin e saj për garantimin e jetës së qytetarëve. Ndër të tjera Hodaj pohoi se ende ka shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit.

Kreu i policisë së Qarkut Tiranë nuk la pa përmendur dhe kontributin e çmuar të dëshmorëve të policisë, ndërsa theksoi se do të përulen para tyre.

“Kjo festë është një ditë që kërkon të reflektojmë mbi sfidat që na paraprijnë përpara, përmirësimin e performancës policore. Kjo do të sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve. Policia e Shtetit do vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër krimit, duke respektuar parimet e shtetit juridik.”, theksoi Hodaj.

Sakaq, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka uruar të gjithë punonjësit e institucionit që ai drejton. Siç sqaron vetë Policia e Shtetit, përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryepolici Haki Çako uron efektivat e policisë për këtë ditë të shënuar. Ai gjithashtu i ka falenderuar ato efektivët e policisë për kontributin e dhënë gjatë punës së tyre.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: