Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Votimi ka filluar në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është e thjeshtë: një anëtar, një votë. Anëtarët e Partisë Demokratike po drejtohen në kutitë e votimit të hapura në degët e PD në të gjithë qarqet e vendit.

Korrespondentët e News24 po ndjekin nga afër procesin në një transmetim maratonë që do të zgjasë gjatë të gjithë ditës.

Qarkun Shkodër, lista për primaret përmban 31 emra, që përfshijnë figura të njohura brenda partisë, emra të rinj dhe disa rikthime. Votimi do të zhvillohet në ambientet e selisë së PD-së në Shkodër, dhe aty do të votojnë rreth 8 mijë anëtarë me të drejtë vote.

Po ashtu, edhe në Qarkun e Fierit janë hapur qendrat e votimit, ku 22 kandidatë janë në garë dhe do të votojnë 7.400 anëtarë. Disa nga emrat që presin votat e anëtarësisë janë: Sajmir Korreshi, Eduart Sharka, Ilda Dhori, Elisabeta Rredhi, Gentian Çela dhe Sevin Serjani, që përfaqësojnë zonat e Lushnjës dhe Divjakës.

Qarkun e Lezhës, 19 kandidatë janë në garë, dhe ka gjithsej 7.600 anëtarë me të drejtë vote që do të marrin pjesë në këtë proces.

Procesi i votimit është i hapur për të gjithë anëtarët me të drejtë vote dhe pritet që kandidatët më të votuar të përfaqësojnë PD-në në Parlamentin e ardhshëm. Rezultatet e këtyre primareve do të luajnë një rol kyç në strukturimin e listave të PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Emrat e kandidatëve të primareve: 

Qarku Tiranë

Qarku Tirane
Qarku Tirane

Qarku Durrës

1. Bislim Ahmetaj

2. Nasild Alikaj

3.Bernard Balla

4. Morena Boja

5. Dritan Burgija

6. Adhurim Caca

7. Igli Cara

8. Enri Çeno

9. Arian Dedej

10. Armand Dervishi

11. Skënder Dika

12. Emir Frangu

13. Floriana Garo

14. Silvja Gjepali

15. Andi Gjoka

16. Luan Hallulli

17. Edlira Harizi (Shemsi)

18. Luan Hoti

19. Jola Hysaj

20. Sabah Jemishta

21. Fatbardha Kadiu

22. Aulon Kalaja

23. Viola Kapidani (Kullolli)

24. Gëzim Keqi

25. Agim Kodra

26. Ilirjana Kuçana

27. Manjola Luku

28. Islam Murati

29. Shyqyri Myrtollari

30. Arian Ndoja

31. Ndrec Pjetri

32. Dritan Sallaku

33. Mereme Sela

34. Andia Ulliri

35. Emal Varaku

36. Emri Vata

37.Astrit Xhaferi

Qarku Elbasan

Qarku Elbasan
Qarku Elbasan

Qarku Fier

Fieri Primare
Fieri Primare

Qarku Shkodër 

Qarku Shkoder
Qarku Shkoder

Qarku Gjirokastër

1.Anila Cacaj – Gjirokastër
2.Mariklent Dervishi – Memaliaj
3.Bajram Hysa – Përmet
4.Zenjel Kola – Memaliaj
5.Alma Kore – Gjirokastër
6.Xhafer Meca – Tepelenë
7.Armando Rabaj – Gjirokastër
8.Arben Ristani – Gjirokastër
9.Ndricim Seferi – Gjirokastër

Qarku Korçë

1-LEDINA ALOLLI

2- LOREnC BEGAJ

3- GENTI ÇELA

4- ALFRED GEGA

5- XHULJAN GUÇE

6- KUJTIM HOXHA

7- YLLSON IBRAHIMLLARI

8- KRISTIANO KOÇIBELLI

9- SORINA KOTI

10- FIDEL KREKA

11- ARBËR MALE

12- ANDREA MANO

13- BLEDION NALLBATI

14- ALBANA PRIFTI

15- BRUNILDA PRIFTI

16- ELEINA QIRICI

17- LULEZIM RAKIPI

18- EDMOND SPAHO

19- ELSUIDA VILA

Qarku Berat

Qarku Berat
Qarku Berat

Qarku Lezhë

Qarku Lezhe
Qarku Lezhe

Qarku Kukës

Qarku Kukes
Qarku Kukes

Qarku Vlore

Qarku Vlore

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb